Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka një mesazh para përballjes së madhe në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër kampionëve në fuqi, Argjentinës. Duke folur në konferencën për media në Kansas City, Xhaka u bëri thirrje bashkëlojtarëve dhe tifozëve që të vazhdojnë të besojnë, duke theksuar se Zvicra synon të shkruajë histori me kualifikimin në gjysmëfinale për herë të parë.
Unë gjithmonë ëndërroj dhe ëndrrat mund të bëhen realitet. Nëse duam t’i realizojmë ato, duhet të punojmë shumë, të japim gjithçka dhe të shkojmë përtej limiteve tona. Kjo është ajo që duhet për ta mposhtur Argjentinën”, tha Xhaka.
Nga ana tjetër, selektori i Zvicrës, Murat Yakin, pranoi se ndalja e Lionel Messit mbetet një nga sfidat më të mëdha, por u shpreh i bindur se skuadra e tij është përgatitur maksimalisht për këtë duel. Ne kemi shumë zgjidhje. Do të luajmë si ekip, do të ushtrojmë presion të lartë dhe do të përpiqemi ta zbatojmë planin tonë në fushë”, tha Yakin.
Messi hyn në këtë takim si golashënuesi më i mirë i turneut me tetë gola, megjithatë Xhaka beson se Zvicra mund ta kufizojë ndikimin e tij. Është e pamundur ta ndalosh plotësisht për 90 minuta. Por duhet të qëndrojmë kompaktë, t’i mbyllim hapësirat dhe të jemi inteligjentë. Kur topi është në zotërimin tonë, ai nuk mund të na dëmtojë aq shumë”, u shpreh kapiteni zviceran.
Ndërkohë, Yakin konfirmoi se mesfushori Johan Manzambi nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe do ta humbasë përballjen çerekfinale ndaj Argjentinës.
