Wenger: Franca do ta fitojë Kupën e Botës

0%

Shpërndaje në: Trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Franca është favoritja kryesore për ta fituar Kupën e Botës. Sipas Wengerit, Franca ka treguar vazhdimësi, stabilitet dhe nivel të lartë në ndeshjet e deritanishme. 76-vjeçari Wenger ka vlerësuar forcën dhe potencialin e përfaqësueses franceze.

Ai ka veçuar Spanjën si të vetmen përfaqësuese që mund ta sfidojë dhe t’ia vështirësojë Francës rrugën drejt trofeut të Kupës së Botës. Franca të enjten nga ora do të përballet me Marokun në çerekfinale. Franca në 1/8 e finales e eliminoi Paraguain duke e mposhtur me rezultatin 1:0. “Franca do ta fitojë Kupën e Botës.

Nëse ka një kombëtare që mund ta mposhtë Francën, do të thosha se është Spanja. Nga ana teknike, Spanja është më mirë se Franca. Kjo përballje do të jetë vendimtare”, ka thënë Wenger, që është francez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha