​Vuçiq kërcënon një ditë para Vidovdanit me ushtri, thotë se nuk heqin dorë nga Kina e Rusia

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se ushtria serbe është arsyeja pse askush nuk guxon ta sulmojë vendin që e udhëheq, derisa ka shtuar se nesër me rastin e Betejës së Kosovës, siç e quajnë serbët “Vidovdan”, do ta demonstrojnë forcën e tyre. E, përveç kërcënimit me ushtri, ai foli sërish për orientimin e Serbisë kah Rusia dhe Kina.

Gjatë një fjalimi të mbajtur para mbështetësve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), duke paralajmëruar demonstrimin e forcës së ushtrisë serbe, Vuçiq tha se Serbia nuk ka pse të përmbush cdo kërkesë, duke shtuar se “nuk e kanë bërë kurrë”. “Nesër është Vidovdani, shikoni forcën e ushtrisë suaj, do të shihni pse askush nuk do të jetë në gjendje ta sulmojë Serbinë.

Ne nuk kemi pse të përmbushim çdo kërkesë dhe nuk e kemi bërë kurrë. Serbia merr vendime në mënyrë të pavarur. Por e gjithë kjo është mirë, kur jemi në rrugën evropiane. Por se a do t’i prishim miqësitë, si me Kinën, Rusinë – jo, nuk do ta bëjmë këtë. Nuk i hedhim miqtë tanë kur është e vështirë. Ne i vlerësojmë ato miqësi”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vuçiq thotë se do të japë dorëheqje brenda pak javësh nga posti i presidentit – flet edhe për Kosovën Ani se foli kështu, siç edhe bën zakonisht, duke u munduar të “ulet” në dy karrige, pretendoi se megjithatë, Serbia mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit evropian. “Dhe a do të nxitojmë në rrugën evropiane, po, do të bëjmë atë që duhet të bëjmë”, tha Vuçiq. /kp

Burimi: Telegrafi