Vritet me armë zjarri një 40-vjeçar në Laç të Shqipërisë

0%

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën shtetasi Ilir Lika, rreth 40 vjeç. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë, shkruan TCH. Priten detaje zyrtare nga Policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com