Vrau vëllain pas sherrit për rrugën, gjykata e Durrësit lë në burg autorin

0%

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka lënë në fuqi arrestin në flagrancë dhe ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Muharrem Rreshka, i dyshuar për vrasje dhe mbajtje pa leje të armës së ftohtë. 76-vjeçari pas sherrit për rrugën , goditi vëllanë me thikë i cili humbi jetën.

Seanca gjyqësore u zhvillua më dhe çështja u shqyrtua nga gjyqtari i gatshëm Elvis Sulejmani, pas kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Me vendimin nr. 439, gjykata vendosi të vlerësojë të ligjshëm arrestin në flagrancë të Muharrem Rreshka i dyshuar për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjykata urdhëroi caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndërsa ngarkoi Prokurorinë dhe policinë gjyqësore me ekzekutimin e vendimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Agonas të Kavajës, ku humbi jetën 74-vjeçari Eqerem Rreshka. Sherri nisi pasi viktima ishte kthyer nga toka e tij, ku kishte shkuar për të marrë dengje bari me zetor, dhe u përball me vëllain e madh, 76-vjeçarin Muhamet Rreshka.

Mësohet se 76-vjeçari i kishte kërkuar të vëllait që të mos kalonte më në atë rrugë, ndërsa gjatë debatit viktima dyshohet se e ka shtyrë me zetor. Pas përshkallëzimit të konfliktit, rreth orës , autori ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur 74-vjeçarin, I cili më pas humbi jetën.

Burimi: Bota Sot