VLEN: Pas pesë vjet zvarritjesh, autostrada Shkup–Bllacë më në fund

0%

Nga VLEN thonë se autostrada Shkup–Bllacë më në fund hyn në fazën e ndërtimit. Nga atje thonë se pas vitesh zvarritjeje e premtimesh, rruga Shkup–Bllacë po lëviz nga fjalët drejt punës. “Ky projekt është premtuar që nga viti 2008, për çdo palë zgjedhje. U shndërrua në simbol të dështimit të atyre që gojën e kanë plot patriotizëm, por punë fare pak. Për ne, puna është patriotizëm.

Me nënshkrimin e kontratës, pjesa e dytë e autostradës, me gjatësi 10.5 kilometra, do të nisë në gusht, ndërsa ndërtimi do të zgjasë katër vite. Projekti kap vlerën prej rreth 200 milionë eurosh. Kjo rrugë do të thotë lidhje më e shpejtë me Kosovën, korridor ekonomik për qytetarët dhe bizneset, lehtësim për mërgatën dhe një hap më afër mes nesh në të dy anët e kufirit”, thonë nga VLEN.

Burimi: Telegrafi