Vetura aksidentohet me trenin në Drenas, dy persona përfundojnë në QKUK

0%

Një veturë është aksidentuat me trenin në Drenas, me ç’rast është lënduar drejtuesi i veturës dhe pasagjeri. Dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. “ Ka ndodhur një aksident në mes një veture dhe trenit, me drejtues meshkuj kosovarë.

Përveç dëmeve të shkaktuara, lëndime trupore kanë pësuar dy persona (drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri) të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Burimi: Bota Sot