Vendosi kualifikimin e Portugalisë, çfarë është teknologjia Trionda

0%

Goli i anuluar i Gvardiol në ndeshjen kundër Portugalisë në minutën e 103-të çoi në një zemërim monumental nga kroatët dhe një psherëtimë lehtësimi nga portugezët. Edhe pse ishte e padukshme, prekja e topit nga Matanoviç ku vetëm baluket e dinë dhe tekonologja nëse e ka prekur apo jo, la shokun e tij të skuadrës Gvardiol jashtë loje.

E vetmja mënyrë për të ditur nëse topi ishte prekur ishte nga teknologjia moderne që përfshin Trionda, topin e këtij Kupe Bote. Brenda tij ka një çip të inkorporuar që e di saktësisht kur goditet nga dikush, edhe nëse është pak. Me 0.1%, çipi tregoi se Matanoviç preku topin dhe se për këtë arsye Gvardiol shënoi në një pozicion jashtë loje.

Edhe pse mund të duket e re, sistemi tashmë është përdorur në turnetë e mëparshëm. Në fakt, në Kupën e Botës në Katar ai tashmë u shfaq në një lojë të ngjashme me Kristianon që pretendoi për një gol, të cilin ai bënte be e rrufe që e kish prekur topin, por që FIFA nuk ja akordoi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është përdorur gjithashtu në Kampionatin Evropian në penalltinë dhënë Gjermanisë kundër Zvicër që po ashtu soli jo pak polemika dhe Kupën e Botës për Klube. Teknologjia njihet si “Connected Ball Technology”. Ajo përfshin një çip sensori lëvizjeje 500 Hz të montuar anash që dërgon të dhëna të sakta të lëvizjes në sistemin e gjyqtarit të asistentit video (VAR) në kohë reale.

Kjo i lejon të regjistrohen me saktësi kur një lojtar prek topin. Ndryshe nga versionet e mëparshme, sensori Trionda është montuar anash brenda një prej katër paneleve të topit. Është kundërbalancuar në mënyrë që topi të mbetet i ekuilibruar dhe aerodinamikisht i qëndrueshëm. Sensori i brendshëm mundësohet nga një bateri që duhet të karikohet para çdo ndeshjeje.

Një karikim i vetëm zgjat rreth gjashtë orë. Një risi që tashmë është instaluar në futboll dhe që sqaron situata të tilla si goli i Gvardiol. Revolucioni i topit është tashmë këtu.

Burimi: Bota Sot