Vendoset mjet shpërthyes dhe letër kërcënuese në derën e një shtëpie në Pejë – policia jep detajet

0%

Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Pejë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vendosur një mjet shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës .

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e Policisë së Kosovës ka bërë largimin e mjetit shpërthyes. “Pejë / – . Raportohet se është vendosur një mjetë shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi.

Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e PK-së ka bërë largimin e mjetit eksplodues. Rasti është duke u hetuar”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot