Një polic ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në orët e para të mëngjesit të në pikëkalimin kufitar në Vërmicë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës , kur një person është goditur nga një veturë që drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.
“Raportohet se një person është goditur nga një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. Për KALLXO.com, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, konfirmoi se viktima ishte zyrtar policor që ishte duke kryer detyrën zyrtare në momentin e aksidentit.
“Sindikata e Policisë është e informuar për një aksident në pikëkalimin kufitar në Vermicë, ku një veturë ka goditur policin gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Si pasojë e këtij aksidenti, polici ka vdekur” – deklaroi Hoti. Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente.
