Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Pejë

0%

Një aksident trafiku i muajit të kaluar në Pejë, ka përfunduar me fatalitet, pasi këmbësori i lënduar ka vdekur. Sipas raportit të Policisë, aksidenti kishte ndodhur më rreth orës , kur një i dyshuar, duke drejtuar veturën e tij, kishte goditur këmbësorin. Si pasojë e goditjes, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se të enjten, më 02.07. 2026 është njoftuar nga mjekët kompetentë se viktima ka vdekur. “Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”- njofton tutje Policia.

Burimi: Kallxo