Unë e kam zgjedh udhën e Gjergj Kastriotit dhe jo atë të haxhiqamilit

0%

Sikur po shihet, sepse deri më sot nuk kam has asnjë popull apo komb që adhuron pushtuesit dhe mbanë ideologjinë fetare të tyre me qejf, madje edhe të shajnë e njollosin e të thonë tana të zezat nëse ia prekë sulltanat, perandorinë otomane dhe ideologjinë e tyre fetare.

Është e habtishme se sa shumë ballabana, hamzakastriota e haxhiqamila paska në mesin tonë, si është e mundur me u adhuru sulltani tiran pushtues, madje me u quajt shpëtimtar. Nuk kam dëgjuar deri më sot që një pushtues të shpëton, përveçse të robëron e të çnderon ,t’i merrë të gjitha pasuritë kombëtare e natyrore, ta merrë lirinë dhe pavarësinë.

Në vend se ta lavdërojmë e duam kryeheroin tonë Gjergj Kastriotin(Skënderbeun) i cili na shpëtoi e na ruajti identitetin tonë, na bëri me flamur kombëtar dhe na dha shembullin e shtetndërtimit,të lidershipit, të strategut, të ruajtjes së qenjes iliro-arbërore dhe na e siguroi vendin e natyrshëm në familjen europiane, por, vetëm nëse ecim gjurmëve apo udhës së tij që ai na e la përgjithmonë si udha e natyrshme dhe vërtetë e shpëtimit të kombit tonë dhe rikthimit në familjen e civilizimit të përbashkët europian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Unë e kam zgjedh udhën e Gjergj Kastriotit, sepse vetëm në atë udhë është shpëtimi i kombit tim, shtetit, brezave dhe të ardhmes sonë në familjen e përbashkët europiane, nuk ka udhë tjetër, të gjitha udhët tjera artificiale janë antikombëtare dhe vetëshkatërruese për kombin, shtetin tonë dhe brezat.

Burimi: Bota Sot