Cruz Beckham, djali më i vogël i David dhe Victoria Beckham, ka nxitur spekulime se është fejuar me të dashurën e tij, Jackie Apostel. Shkak u bë një fotografi e publikuar nga Jackie në Instagram, ku ajo shihet me një unazë diamanti në gishtin e fejesës, ndërsa Cruz e puth në faqe gjatë një ndeshjeje mes Brazilit dhe Skocisë në Kupën e Botës në Miami.
Jackie e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Jam thjesht e lumtur që jam këtu”. Edhe pse shumë fansa besojnë se bëhet fjalë për një unazë fejese, nuk kanë komentuar ende këta zëra. Çifti nisi njohjen në qershor 2024 dhe e konfirmoi publikisht lidhjen disa muaj më vonë. Së fundmi, ata festuan dyvjetorin e lidhjes duke shkëmbyer mesazhe romantike në rrjetet sociale.
Cruz e falënderoi Jackien për dashurinë dhe mbështetjen, ndërsa ajo e quajti atë “njeriun e saj të preferuar”. Marrëdhënia e tyre ka marrë vëmendje edhe për shkak të diferencës prej nëntë vitesh në moshë, por Jackie i është përgjigjur kritikave duke e përshkruar Cruzin si të sjellshëm, të pjekur, të talentuar dhe besnik.
Ajo gjithashtu e mbështet në karrierën e tij muzikore dhe duket se ka fituar edhe mbështetjen e familjes Beckham, me Victorian që më herët i kishte shprehur publikisht dashurinë dhe vlerësimin.
