Ukrainasit i vunë flakën rafinerisë në Moskë

0%

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi njësitë e ushtrisë ukrainase që më 16 qershor goditën me sukses Rafinerinë e Naftës së Moskës, një objekt që sipas Kievit është i lidhur me ushtrinë ruse. Zelensky tha se rajoni i Moskës e ka ndjerë tashmë fuqinë e kapaciteteve ukrainase për goditje në distanca të gjata. “Rafineria e naftës u godit në një largësi prej 500 kilometrash.

Falënderoj luftëtarët e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Forcat e Sistemeve Pa Pilot, Forcat për Operacione Speciale, Inteligjencën Ushtarake të Ukrainës dhe Forcat Raketore për punën e tyre efikase”, deklaroi ai.

Sipas presidentit ukrainas, Rusia duhet të detyrohet t’i japë fund luftës kundër popullit ukrainas. “Armët ukrainase me rreze të gjatë veprimi janë një nga komponentët e rëndësishëm të këtij presioni. Kjo është një përgjigje e drejtë ndaj sulmeve ruse dhe ndaj zgjatjes së luftës që duhet të marrë fund”, theksoi Zelensky.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin, konfirmoi se një dron ukrainas goditi një objekt brenda territorit të rafinerisë, por tha se nuk pati viktima. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri u lokalizua shpejt dhe situata u vu nën kontroll.

Sulmi është pjesë e fushatës së vazhdueshme të Ukrainës kundër infrastrukturës energjetike dhe ushtarake ruse, me synimin për të dobësuar kapacitetet e Moskës për të vazhduar luftën.

Burimi: Telegrafi