NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup njofton se sipas Raportit javor laboratorik uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije. “NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.
Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga deri më mori 196 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 196 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 50 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat JANË PËRPUTHUR me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)”, thuhet në njoftimin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup.
