U gjet i vdekur në veturë në Shkodër, viktima ishte nën hetim për një

0%

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja në Shkodër, ku Aleksandër Koçeku, u gjet i vdekur brenda makinës dhe sipas Policisë, dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri. Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se viktima ka qenë nën hetim për vrasjen e të riut Pavlin Preka më .

Pas vrasjes së 20-vjeçarit në derën e shtëpisë së tij në Guci të Re, policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e Vasel Koçekut dhe Klaudio Lisajt, ndërsa vendosi nën hetim Aleksandër Koçekun. Nuk dihet nëse kjo ngjarja ka lidhje me rastin e shkurtit të 2025, por Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë/ ABCNews

Burimi: Kallxo