Një person ka humbur jetën në fshatin Dobërçan të Gjilanit, pasi dyshohet se ka rënë në një pusetë gjatë pastrimit të saj. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se njësitet policore kanë reaguar menjëherë pas pranimit të njoftimit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas tij, rreth orës të datës , Policia e Kosovës ka pranuar informacion për incidentin në fshatin Dobërçan, ku dyshohet se viktima ka rënë në pusetë derisa ishte duke e pastruar atë. “Nga hetimet e para dyshohet se një person ka rënë në një pusetë derisa ishte duke e pastruar atë”, ka deklaruar Hashani.
Në operacionin e kërkimit dhe nxjerrjes së viktimës janë përfshirë edhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë zbrazjen e pusetës. Pas nxjerrjes, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, i cili është i lindur në vitin 1951.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë dhe njësitet e forenzikës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia po heton rrethanat e plota të rastit.
