Donald Trump ka përsëritur se nuk është i kënaqur me NATO-n – duke i bërë jehonë komenteve të ngjashme që bëri dje në samit. Presidenti amerikan do të mbajë fjalimin hapës me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte, përpara një dite takimesh, transmeton Telegrafi.
Trump thotë se nuk është i kënaqur me NATO-n për shkak të Grenlandës, të cilën e quan “një problem i madh për ne” – dhe sepse anëtarët nuk ofruan mbështetje për luftën kundër Iranit. “Ata nuk ishin të gatshëm të na ndihmonin… por ne nuk kishim nevojë për ndihmë.
Unë po bëja vërtet testime, doja të shihja nëse do të ishin atje apo jo”, thotë ai, duke synuar veçanërisht Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.
Shefi i NATO-s i thotë Trumpit: Jam me ty për Iranin Duke folur për mbështetjen e SHBA-së për aleatët, Trump thotë se Uashingtoni ka shpenzuar “mbi 1 trilion dollarë gjatë periudhës së fundit të shkurtër… për të mbrojtur këto vende nga Rusia, dhe [kjo] nuk ka të bëjë fare me ne”.
“Ka qenë një gjë afatgjatë, dhe ata nuk na kanë trajtuar siç duhet”, vazhdon Trump, duke shtuar se SHBA-të janë “trajtuar padrejtësisht”. Trump përsërit kritikat e tij të kahershme për nivelin e mbështetjes financiare të ofruar nga SHBA-të krahasuar me anëtarët e tjerë, duke thënë: “Ne paguajmë në mënyrë disproporcionale.
Kishim një kohë kur paguanim 100%… dhe shumë vende nuk paguanin asgjë”.
