Trump me plot lëvdatë për Messin: Ai është i vetmi që mund të them se është më i mirë se Pele

0%

Lionel Messi ka shkruar historinë në këtë Kampionat Botëror. Ai në ndeshjet e grupeve theu rekordin e Miroslav Kloses, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kompeticionit me 19 gola. Një lëvdatë për “La Pulgan”, erdhi nga presidenti i 45-të dhe 47-të i SHBA-së, Donald Trump duke e quajtur më të mirë se legjenda e Brazilit, Pele.

“Ai është i vetmi lojtar që mund të them se është më i mirë se Pele. Messi është një kënaqësi për t’u parë”, shkroi Trump në profilin e tij në “Truth”. Messi, tani do të përgatitet për ndeshjen që Argjentina do ta zhvillojë ndaj surprizës së këtij edicioni, Cape Verdes.

Burimi: Bota Sot