Tri poezi lirike

0%

1.Nëpër xhepat e kujtesës Nëpër xhepat e kujtesës,zura e rëmova thelllë Dhe nga mjegulla e harresës,seç të nxora Emanuelë! Vjen portreti yt më shfaqet dhe më bëhet krejt i plotë Pa zë mbresa që s’më ndahet,sikur kjo po ndodh sot?!!! Vërtet mbresa nuk ndodh sot,por në një kohë që iku,shkoi Por ja që mbresohem plot,se s’jam i ri që të duroj.

Zë përsiatem veç me vete,kujtoj çastet që më ikën Edhe gati jam me”ethe”, ca nga vapa,ca se “thinjem”. 2. Vapë Është vapë dhe gjej një hije,se në hije dua të çlodhem Vjen dikush që më bën”hije” dhe vërtet që shqetësohem. Ndaj dhe zgjatem që të shoh,kush po vjen tek”hija”ime Pupu dhe obobo(gati shkoqem si thërrime). Është një vashë symëshqerrë që po vjen drejt e në”hije”

Unë bëhem lylyverë se më është tamam si xhinde Është”xhinde” të xhindosë, buzën çon vesh më vesh I xhindosur dhe nervoz, kam frikë unë mos më përqesh? Erdhi”xhindja” e xhindosur dhe më hidhet në kokë”fap” Përparim kusurpasosur,dil “lufto” në këtë vapë. Me të rrokem,me të mundem(kam dy duarë për një kokë) Në fitova? Kot të mburrem: që të dy rrimë shtrirë për tokë. 3.Dale “mulibardhë” !

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dale,”mulibardhë”,dale! Mos më ik me vrap! A e sheh rrënjëdale,që tani që jam plak? Më dole në rrugë dhe, sa më hodhe sytë, Mbeta si me”gugë”(m’u mbytën gjemitë). Lëshove një qeshje, e le si jehonë Mos vallë më përqeshe për moshën e vonë? Ç’pate mulibardhë që më re më qafë? Sado jam flokëbradhë,”bukën s’e ha thatë”.

Këmbët i shpejtove si të ndiqte kush Mua keqas më”shpove”,më vure mbi prush. Qeshë mirë e bukur,mu në punë time Po më bëre turbull(ç’të them,mikja ime). Hajde,mulibardhë,se jam duke pritur Se jam i moshur,s’duron një kokëthinjur Kur në rrugë dhe ballë.andej nga ti sytë Të pres,mulibardhë, më lojtën burgjitë. Tiranë,

Burimi: Bota Sot