Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

0%

Shpërndaje në: Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës është raportuar një aksident trafiku në fshatin Llazicë (rruga Prishtinë–Pejë), ku ishin të përfshira dy automjete. Tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa asnjërit prej tyre nuk është hospitalizuar (janë liruar për në shtëpi). Rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.

Burimi: Koha