Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia ka akuazuar gjyqtarët për humbjen nga Spanja dhe eliminimin nga Kupa e Botës. Ai pretendon se kombëtarja e Belgjikës u dëmtua me një penallti të paakorduar në pjesën e parë. “Nuk e di pse Michael Oliver nuk e konsultoi VAR-in për atë prekje me dorë. Shkoi kundër nesh. Ne e pamë Spanjën në sy.
Duhet ta pranojmë humbjen, por dhamë gjithçka dhe nuk ishte e mjaftueshme. ”, ka deklaruar Rudi Garcia. Kujtojmë që Spanja fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 2-1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
