Një tragjedi ndodhi sot në mëngjes në lagjen Poblenou të Barcelonës, kur dy persona humbën jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor, ndërsa një tjetër u plagos. Sipas informacionit nga Policia Katalanase (Mossos), fillimisht një shofer makine ishte ndjekur nga një parking për shkak të drejtimit të rrezikshëm, ndërsa menaxherët e parkingut njoftuan autoritetet.
Shoferi më pas u përpoq t’i shpëtonte Policisë dhe të largohej me makinë. Pak më vonë, ai u përplas me një makinë që ishte ndaluar në semafor, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të dy shoferëve.
Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje, të cilët nxorën të plagosurin, i cili u dërgua me ambulancë në spital. 🇪🇸 | Dos muertos en un choque en Barcelona provocado por un conductor magrebí, en un coche de matrícula francesa, que huía de la policía catalana. pic.twitter.com/UtaKugwzvM — ʜᴇʀQʟᴇs (@herqles_es) June 28, 2026 Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse shoferi kishte konsumuar ndonjë substancë dhe po drejtonte vetë në këtë mënyrë apo nëse vuante nga ndonjë sëmundje.
