Tradita e të qethurave të deleve në Stankaj- Rugovë

0%

Rugova është njëra ndër krahinat më të njohura të gjeografisë shqiptare ku ruhen më së miri traditat dhe kultura jonë kombëtare. Rugovasit në radhë të parë i karakterizon bujaria, fisnikëria, trimëria dhe ndershmëria. Rugovasit i kanë dhënë burra e trima këtij vendi në mbrojtje të lirisë, atdhetarë të spikatur ndër shekuj.

Veshja kombëtare paraqet kulmin e traditës dhe kulturës sonë së bashku me këngët, vallet ,lojërat etj, tejet artistike. Ndonëse të shkapërderdhur neper vende të ndryshme nga kushtet e vështira të kohëve, duke marë boten në sy për një jetë më të mirë, megjithatë, kohëve të fundit janë rikthyer disa sish dhe kanë filluar jetën në trojet e tyre së bashku me traditat dhe mirësitë që i karakterizojnë këta banorë të vyer.

Fshati Stankaj i Rugovës, jep shembullin më të mirë për të rikthyerit dhe të jetës së rehatshme në vendlindjen e tyre, ku ruhen me gjelozi traditat tona, të kësaj krahine famëmadhe. Vëllezërit Naser e Halil Ukë Kurtaj, këto ditë dëshmuar dashurinë për vendlindje dhe për traditat tona të çmuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këta dy vëllezër, me 4.korrik,organizuan ceremoninë e të qethave të deleve si një nga traditat e këtij vendi prej kohësh. Tufa e deleve të tyre prej 250 krerësh, hijeshon shpatet e bjeshkëve në kullosa . Blegërima e qingjeve të rikujton “Bagëti e Bujqësi” të Naimit romantik. Nuk mungon as kënga e fyelli shpateve të fshatit Stankaj.

Ferma e blegtorisë së Naser e Halil Kurtaj, është bërë e njohur edhe për produktet e qumështit dhe mishin cilësore të qingjeve të tyre. Nga këto produkte edhe fitimet janë të lakmuara.

Për këtë festë të qethurave, vëllezërit Kurti kishin ftuar hiç më pa se 100-150 veta, shokë e miq, e mes tyre edhe zyrtarë të pushtetit Qendrorë e lokal, nga Ministria e Bujqësisë dhe pylltarisë, si bashkë organizatorë të kësaj tradite në Rugovë të Pejës. Mori pjesë këshilltari i resorit të Bujqësisë e pylltarisë, nga Peja, z.

Mehdi Mulaj, i cili, me fjalët e tij kurajuese, falënderoj fermerin Kurtaj për organizimin tradicional të Rugovës, ruajtjen e traditave dhe zgjerimit të kësaj veprimtarie dobiprurëse. Premtoj bashkëpunim dhe ndihmë në këtë lami me qëllim të zgjerimit të tufave të deleve në bjeshkët e Rugovës.

Ndërkaq, banorët dhanë disa mendime e vërejtje me qëllim të plotësimit të nevojave të tyre për kultivimin e fermave të blegtorisë në këto bjeshkë të bukura. Njëri nga biseduesit iu drejtuar z. Mehdi me fjalët;” në fshatin Stankaj mbaj mend 3000 dele qe kullosnin këto shpate ,ndërsa tani, vetëm 250 krerë ka fshati. Mos të përmend edhe fshatrat tjera qe kishte mbi 5000 krerë dele.

Andaj, na si banorë të këtij vendi kërkojmë ndihmën e pushtetit lokal e Qendrorë për ndihmë sa më të arsyeshme. Biseduesi tjetër përmendi si problem Parkun Nacional i cili ka kufizuar hapësirën për kullosa delesh…” Rapsodet nga Shqiperia dhe Hysen Kuerti nga Stankaj- Rugove,me lahute Në vazhdim të këtij manifestimi, n’atë lartësi bjeshkore, mes Bogës e Stankajve, jehonte kënga e çiftelia nga grupi folklorik ardhur enkas nga Shqipëria, të cilët kënaqen të pranishmit me mësonin e bukur të rapsodisë sonë.

Kënaqësia kishte arritur kulmin edhe me pjesëmarrjen e disa qytetarëve nga diaspora jonë, të cilët, të përmalluar dhe të etur për vendlindjen e tyre, dalldiseshin nga kënaqësia, u qeshte fytyra dhe incizonin programin e pasur e të organizuar për mrekulli nga mikpritja e vëllezërve Kurtaj të fshatit Stankaj. Kjo çupës ishte bukuroshja rugovase e ditës. Hysen Kurti,këngë majkrahu,Rugove.

Një sharmë të veçantë e të paharruar këtij manifestimi ia shtoi rapsodi tani i mirënjohur anekënd trojeve shqiptare, lahutari, Hysen Kurti, i cili me veshje kombëtare, ”zbarkoi” nga hoteli “Kulla e Rugovasit” si një shqiponjë, veshur në kostume kombëtare të Rugovës, duke ia thënë bukur këngës majëkrahut, i cili u prit me duartrokitje të gjata.

Pastaj, në ecje e sipër, si një aktor i vërtetë, ofrohej masës së tubuar duke recituar vargje nga Fishta, vargje për Vraninen. Nga ajo atmosferë madhështore, dukej se edhe pishat e gjata po këndonin me këtë malësorë të Rugovës, i cili kudo që qëllon ndezë atmosferë gëzimi e hareje.

Nuk mungoj as vallja e njohur e burrave të Rugovës, një valle e njohur anekënd botes për traditën dhe koreografinë fine të shqiptarisë.

Pas kësaj ceremonie, këshilltari i sektorit të Bujqësisë nga pushteti lokal në Pejë, ndau disa mirënjohje për organizatorin ( mikpritësin) dhe disa të tjerë , si motivim e nxitje për vazhdimin e traditave tona dhe zgjerimin e fermës së blegtorisë në këtë fshat dhe tjerat për rreth. Bujaria rugoviane është e njohur anekënd trojeve tona.

Pos që të hapin zemrën e bujarisë, ata shtrojnë tryezën me gjitha të mirat që ka shtëpisë. Për fillim, mysafirëve të ftuar iu shërbyen me përshesh me tamel të deleve i cili ka shije të këndshme.

Në radhe, pas një pauze, shtruan tryezën e gjatë për të pranishmit me të gjitha llojet e ushqimeve vendore, duke filluar me pjatat me djathë cilësorë, mish qengji të pjekur, leqenik, flija, ëmbëlsira ,ku secila ishte më e shijshme se tjera. Të pranishmit shërbeheshin sipas dëshirës së tyre me ato të mira të shtruara në tryezën e gjatë.

Në një ambient të këndshëm bjeshkor, nën përkundjen e flladit të pishave, me pije të llojllojshme e ujë bjeshke, secili ngopjen në dy aspekte: me ajrin e pastër, pamjet dhe ushqimet e mrekulluara vendore të Rugovës. Nëna Cubë specialiste për kuzhinën vendore,posaqërisht mazën e zier. Mësuesja e gjenerateve të reja.

Flija, specialitet i Rugovës Të gjitha ushqimet e ofruara për mysafirë, ishin përgatitur nga familjaret e mikpritësit. Për kureshtje të këtyre specialisteve tregova interesim të dij për gatimet. Zymer Kurti nuk hezitoj, dhe me dërgoj në kuzhinën ku bëhej gatimi. Me njoftoj me nënën Cubë, Cube Kurtin, e moshës 86 vjeç, e njohur në tërë Rugovën për çdo lloj gatimi.

Ajo ishte ulur në një karrige dhe përziente mazën e zier, njëri nga specialitet më të kërkuara në menynë rugoviane. Të rejat e shtëpisë e dëgjonin dhe përfillnin me vëmendje porositë e saja. Një trashëgimi ndër breza, sa mrekulli! Ora kishte kaluar katër pasdite. Flladi i mbrëmjes kishte ndërruar melodinë, ishte më i ashpër. Pishat luhateshin dhe lëshonin armë të këndshme.

Sikur donin të na tregonin për ikjen e një dite të këndshme në fshatin Stankaj, musafir në të qethurat e deleve të mikpritësve, Naser e Halil Kurti nga ky fshat. U ndamë duke u përshëndetur ngrohtësisht me falënderimet për ftesën, duke iu dëshiruar shëndet e suksese në zhvillimin e fermës së deleve dhe ruajtjen e traditave aq të pasura vendore.

Sa gjatë ngelet në mendje të njeriut një ditë e kalendarit të jetës kur përjetohet me aq ngrohtësi!…. Stamkaj- Rugovë,5.korrik,2026

Burimi: Bota Sot