Shpërndaje në: Eliminimi i Uruguait nga Kupa e Botës vazhdon të ngjallë shumë reagime. Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Atletico Madridit, Lucas Torreira, ka folur hapur. “Koha që kalova me selektorin Macelo Bielsa ishte shumë e shkurtër. Pata shumë pak komunikim me të. Ai u përpoq të jepte më të mirën për Uruguain. Shumë nga veprimet dhe praktikat e tij nuk u pritën mirë.
Mund ta them këtë si dikush që ndau të njëjtin mjedis me të. Ishte për të ardhur keq, sepse në fillim të gjithë kishim shpresa të mëdha për të. Ajo që ndodhi më pas ishte vërtet e trishtueshme. Në këtë proces, disa shokë skuadre kaluan kohë të vështira. Ekipi mbërriti në Kupën e Botës në një gjendje të pasigurt. Është koha të rishikojmë shumë gjëra përsëri.
Duhet të gjejmë një trajner që i përshtatet vendit tonë, kulturës sonë të futbollit, historisë sonë dhe lojtarëve tanë, dhe të bëhemi përsëri një ekip konkurrues”, ka thënë mesfushori i Galatasarayt
