Tjetër klub nga Serie A shpreh interesim për Rrahmanin

0%

Shpërndaje në: Edhe një tjetër klub nga Serie A ka shprehur interesim për sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani. Skuadra e Cagliarit po e shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Spartës së Pragës. Kështu kanë shkruar të hënën mediumet italiane. Tashmë kanë filluar kontaktet e parë ndërmjet drejtuesve të Cagliarit dhe atyre të Spartës.

Drejtori sportiv i Cagliarit, Pietro Accardi, po insiston që Rrahmanin ta ketë pjesë të skuadrës për edicionin e ardhshëm. Cagliari po përgadit një ofertë prej 8 ose 9 milionë eurosh për qendërsulmuesin kosovar. Por mund të përfshihet edhe mundësia e huazimit për një vit, me opsionin e blerjes të kartonit.

Nga Serie A edhe skuadra e Venezias po kërkon t’i sigurojë shërbimet e Rrahmanit. 25-vjeçari te Sparta u transferua në vitin 2024 nga Rapid Bukureshti për 5 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha