Tirana tronditet

0%

Emiljano Mihana nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Tiranës. Vetë sulmuesi 18-vjeçar ka njoftuar largimin nga “bardheblutë”, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Një largim “rrufe” ky nga Tirana dhe ndoshta i papritur, me talentin që zgjedh të ndajë rrugët. “Pas dy vitesh e gjysmë me fanellën e këtij klubi, ka ardhur momenti të mbyll këtë rrugëtim.

Dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për presidencën e klubit që më besoi dhe më dha mundësinë të jem pjesë e kësaj familje. Faleminderit për mbështetjen, respektin dhe besimin gjatë gjithë kësaj kohe. Faleminderit gjithashtu trajnerëve, stafit, shokëve të skuadrës dhe tifozëve të mrekullueshëm.

Largohem me respekt dhe krenari për fanellën që pata nderin ta përfaqësoj”, shkruan Mihana.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot