Tashmë është zyrtare! Nga sot nis “aventura” e Dean Klafuriç te 26-herë kampionët e Shqipërisë. Nëpërmjet faqes zyrtare, klubi bardheblu ka prezantuar “timonerin” e ri që në një farë mënyre konfirmon nisjen e punës për skuadrën e re të sezonit 2026-2027. Më në fund, Tirana është gati të hapë një kapitull të ri, atë të rikthimit te lufta për trofe.
Tekniku kroat mbërriti në kryeqytet, për të nisur zyrtarisht punën në drejtimin e skuadrës bardheblu. Ardhja e tij te Tirana do të sjellë një ndryshim rrënjësor. “Me respekt për historinë. Me besim për të ardhmen. Mirë se erdhe, Dean Klafurić”, shkruan klubi bardheblu. “Besoj shumë te puna e përditshme, pasioni, dashuria dhe puna në ekip.
Nuk kam ardhur për të ndërruar ADN-në e Tironës, por për të dhënë kontributin tim për klubin dhe për të ndihmuar lojtarët të japin më të mirën” , tha trajneri Klafuric.
