Mesfushori me tipare sulmuese i Spanjës, Jeremy Pino ka pësuar një dëmtim të rëndë ndaj Uruguait në ndeshjen raundit të tretë dhe ky dëmtim do të lë jashtë fushave për pjesën e mbetur të Kupës së Botës 2026.
Sipas gazetës Marca , fushata e Yeremy Pinos në Kupën e Botës ka të ngjarë të ketë mbaruar për shkak të një frakture të klavikulës që pësoi gjatë fitores 1-0 të Spanjës kundër Uruguait – një ndeshje ku lojtarët spanjollë u përballën vazhdimisht me sfida fizike. Anësori i Crystal Palace u shfaq si zëvendësues, por pësoi një rënie të keqe.
Ai u pa gjithashtu duke u larguar nga stadiumi me një rrip në dorë. 🚨 Yeremy Pino could be OUT of the World Cup after suffering a suspected broken collarbone late on in Spain’s 1-0 win over Uruguay. Luis de la Fuente has confirmed scans are planned, with a fracture set to rule him out of the knockout stages.
Nico Williams is also set to… pic.twitter.com/WtyM1ksoL5 — Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 27, 2026 Duke shtuar telashet, anësori spanjoll Nico Williams thuhet se pësoi edhe një tjetër dëmtim muskulor, i cili gjithashtu e vë në rrezik pjesëmarrjen e tij për pjesën tjetër të turneut.
Kjo e lë Luis de la Fuenten pa lojtarë në krahun e majtë, pasi Victor Munoz po vuan gjithashtu nga problemet fizike.
