Tërmet me magnitudë 3.0 ballë godet zonën Tetovë-Gostivar

0%

Një tërmet me magnitudë 3.0 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave të publikuara nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, lëkundja sizmike është regjistruar në orën , ndërsa epiqendra ndodhej në zonën Tetovë-Gostivar.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet nuk kanë njoftuar për pasoja nga lëkundja sizmike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com