Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lezhë, ku një 28-vjeçar ka tentuar të vrasë nënën e bashkëjetueses. Ai tentoi ta vriste, duke e goditur me automjet 48-vjeçaren. Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Traumës, aty ku po merr mjekim. Nga ana tjetër pas tentativës së vrasjes, 28-vjeçari C.B, është larguar nga vendngjarja, por u arrestua më pas nga policia.
“Nga veprimet e para hetimore rezulton se, rreth orës , në lagjen ‘Skënderbeg’, në Lezhë, 28-vjeçari, banues në Tiranë, ka shkuar me automjet për të marrë bashkëjetuesen e tij. Në këtë moment kanë dalë familjarët e saj dhe, për motive që lidhen me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka përplasur me automjet nënën e bashkëjetueses, shtetasen K.
H., 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve intensive të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi C. B., 28 vjeç, për veprën penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’, mbetur në tentativë.
E dëmtuara u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur në ngjarje“, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
