Temperaturat e larta, IKSHPK del me rekomandime për qytetarët

0%

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka publikuar disa këshilla për qytetarët se si të vishen, çfarë të konsumojnë dhe si të kujdesen për shëndetin gjatë ditëve me temperatura të larta. IKShPK sugjeron që qytetarët të mbajnë shishe uji me vete të ripërdorshme dhe të pinë ujë edhe nëse nuk ndjejnë etje.

Poashtu, këshillohet të shmangen alkooli, pijet me shumë sheqer e kafeina, të cilat mund të shkaktojnë dehidrim. Sa i përket ushqyerjes, nga instituti thonë që duhet të konsumohen vakte të vogla, të shpeshta e ushqime të freskëta, si fruta, perime e produkte qumështi. “Freskohuni duke bërë dush në banjë, jo me ujë shumë të ftohtë.

Vishni rroba të lehta, të gjera dhe më ngjyra të hapura, të cilat reflektojnë rrezet e diellit”- theksohet në njoftim. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) për sot () ka parashikuar mot me diell dhe pjesërisht të vranët. Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe IHMK ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin ekspozimin e panevojshëm në diell.

Burimi: Kallxo