Telegrafi në Ankara: Samiti i NATO-s nis me masa të shtuara sigurie,

0%

NATO hap samitin në Ankara nën masa të shtuara sigurie, ndërsa përfaqësues të mediave ndërkombëtare tashmë janë akredituar dhe kanë nisur raportimet e para nga një prej ngjarjeve më të rëndësishme të Aleancës Veriatlantike. Samiti i NATO-s në kryeqytetin turk po mbahet në një atmosferë të kontrolluar sigurie, me masa të rrepta dhe ndalim të tubimeve publike në Ankara.

Siç ka raportuar Telegrafi ditë më parë, para nisjes së samitit janë shënuar arrestime të shumta. Sipas autoriteteve dhe raportimeve, gjithsej janë arrestuar 225 persona, prej të cilëve 178 aktualisht ndodhen në paraburgim.

Turqi, valë arrestimesh përpara samitit të NATO-s Në mesin e të ndaluarve raportohet se ka aktivistë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, aktivistë mjedisorë, gazetarë dhe studentë. Në Ankara është në fuqi edhe një ndalim dyjavor i tubimeve publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në samit pritet të marrin pjesë liderë të vendeve anëtare të Aleancës, dhjetëra zyrtarë shtetërorë, ministra, diplomatë të lartë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

NATO mblidhet në Ankara, Telegrafi do ta përcjellë nga afër samitin ku pritet të vendosen prioritetet e reja të sigurisë Në fokus të diskutimeve do të jenë rritja e investimeve në mbrojtje, mbështetja për Ukrainën, teknologjitë e reja ushtarake dhe forcimi i bashkëpunimit mes aleatëve.

Kosova mungon në Samitin në Ankara, NATO jep sqarimin zyrtar Sipas raportimit të Telegrafit nga Ankara, Ballkani Perëndimor nuk pritet të jetë në fokus të këtij samiti, ndërsa në punimet e sivjetme nuk ka përfaqësues nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina apo Serbia.

Burimi: Telegrafi