Takimet mes partive politike – analisti paralajmëron rrezikun që e

0%

Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, liderët e partive politike kanë intensifikuar takimet në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve, fillimisht janë zhvilluar takime nga LVV me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa më pas janë mbajtur edhe takime me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me synimin për të shqyrtuar mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje politike.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur se është arritur ndonjë pajtim konkret që do ta zhbllokonte procesin e konstituimit të Kuvendit. Përfaqësuesit politikë kanë ritheksuar qëndrimet e tyre, ndërsa kanë lënë të hapur mundësinë që konsultimet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Procesi për formimin e institucioneve të reja mbetet i varur nga dialogu dhe kompromisi ndërmjet subjekteve politike, ndërsa pritet që takimet e radhës të qartësojnë nëse do të ketë lëvizje drejt një marrëveshjeje. Kryeministri Kurti shprehet optimist që bisedimet me partitë politike do të sjellin një marrëveshje, mirëpo që ende nuk mund të flitet për diçka konkrete.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi për çështje politike, Arbnor Sadiku. Ai vlerëson se takimet mes liderëve politikë janë një hap pozitiv, por thekson se pa kompromis, veçanërisht nga partia fituese, vendi rrezikon të mbetet në bllokadë dhe të shkojë në zgjedhje të reja.

Arbnor Sadiku “ Është lajm i mirë që liderët politikë po ulen në tavolinë pas zgjedhjeve, por nuk mjafton vetëm të takohen. Përderisa qëndrimet mbeten të pandryshuara, vendi vazhdon të mbetet në bllokadë. Nëse partitë politike, nuk tregojnë fleksibilitet për të gjetur një zgjidhje me opozitën për konstituimin e institucioneve, Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje.

Një skenar i tillë nuk do të ishte fitore për askënd, por humbje për shtetin dhe qytetarët” , u shpreh ai. Duke vazhduar bisedën analisti u bën thirrje partive politike, veçanërisht Lëvizjes Vetëvendosje si forca e parë, të tregojnë përgjegjësi dhe gatishmëri për kompromis, duke theksuar se interesi i shtetit duhet të vendoset mbi interesat partiake dhe zgjedhore.

“P randaj, u bëj thirrje të gjitha partive politike të tregojnë maturi dhe përgjegjësi shtetërore, e në veçanti Lëvizjes Vetëvendosje, sepse si forca e parë politike mban edhe barrën më të madhe të përgjegjësisë për zhbllokimin e situatës. Kosova është shumë më e rëndësishme se interesat e çdo partie.

Nuk ka asnjë vlerë nëse një subjekt fiton apo humb 2–3% në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa shteti humb kohë, stabilitet, investime dhe besimin e qytetarëve. Historia nuk do t’i gjykojë partitë nga përqindjet që fitojnë, por nga përgjegjësia që tregojnë në momentet vendimtare për vendin ”, përfundoi Sadiku për “Bota sot”.

Burimi: Bota Sot