Syla: Protestën në Kroaci e presim po aq madhështore sa të tjerat

0%

Shpërndaje në: Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka shprehur pritshmëritë që edhe protesta në Kroaci do të jetë po aq madhështore sa ishin edhe të tjerat që janë organizuar në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Syla ka deklaruar në emisionin “60 Minuta” në KTV, se presin që në këtë protestë t’iu bashkangjiten shqiptarë edhe të shteteve përreth.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka mbajtur gjatë ditës një konferencë për media në të cilën ka bërë të ditur se më 5 korrik në Kroaci, do të mbahet protesta e radhës në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së, duke dhënë detaje për kohën e organizimin. “Ka plot shqiptarë atje por jemi të sigurt se do të na bashkangjiten edhe të tjerë që jetojnë rreth Kroacisë e shteteve tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kemi pasur raste kur edhe prej Amerikës na janë bashkangjitur shqiptarë sepse kështu ka ndodhur edhe në protesta tjera. Besoj se edhe protesta në Kroaci do të jetë madhështore siç kanë qenë edhe pesë protestat e tjera të cilat i kemi organizuar”, ka thënë Syla.

Syla ka deklaruar se përmes protestave të organizuara dëshirojnë të përçojnë mesazhin se janë kundër padrejtësisë që po ndodhë në Hagë. Ai ka potencuar se duke e pasur parasysh që vetë procesi i gjykimit është përcjellë me padrejtësi, kanë frikë edhe për verdiktin final. “Po mendoj që e kemi arritur qëllimin tonë sepse i kemi thënë jo kësaj padrejtësie që po ndodhë.

Gjithmonë e kemi parasysh faktin që ne asnjëherë s’kemi folur për verdiktin final, ne asnjëherë nuk kemi thënë që nuk duam drejtësi. Ne vetëm kemi kërkuar që të mos ketë padrejtësi, të shihet pak edhe si është krijuar kjo Gjykatë. Nuk po e themi vetëm ne, e kanë thënë edhe njohës të kësaj fushe.

E nëse ndodhin padrejtësi gjatë procesit ne kemi frikë edhe për verdiktin final”, ka deklaruar Syla në “60 Minuta” në KTV. Protesta e pestë e organizuar nga OVL e UÇK-së ishte në Shkup në dhjetor të vitit që lamë pas. Protestat e tjera janë mbajtur në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. Që të katër janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Burimi: Koha