Supremja hedh poshtë kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë nga

0%

Shpërndaje në: Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara rrëzoi të martën kërkesën e presidentit Donald Trump për kufizim të shtetësisë nga lindja, duke e hedhur poshtë kështu një prej prioriteteve të administratës së tij për luftimin e imigrimit.

Gjykata e shpalli të pavlefshëm një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga Trupi përmes së cilit urdhëroheshin agjencitë amerikane që të mos njihnin shtetësinë e fëmijëve të lindur në SHBA nëse asnjëri prej prindërve nuk ishte shtetas amerikan ose nuk kishte banim të përhershëm apo siç njihet ndryshe “green card”.

Vendimi përbën një humbje për Trumpi, pasi kjo ishte një nga premtimet e fushatës së tij. Mandati i tij i dytë është karakterizuar kryesisht nga përpjekjet për të ashpërsuar masat kundër imigracionit, raportoi AP.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vendimi i Gjykatës Supreme lë në fuqi interpretimin e deritanishëm se çdo person i lindur në territorin e Shteteve të Bashkuara fiton automatikisht shtetësinë amerikane, edhe nëse prindërit e tij nuk janë shtetas amerikanë.

Burimi: Koha