Sunny Hill Festival po afron – lista e këngëve që do të ndezin skenën

0%

Atmosfera e Sunny Hill Festival ka nisur të ndihet edhe para fillimit të eventit, pasi është publikuar një listë në Spotify me këngët që do të shoqërojnë edicionin e këtij viti. Lista përfshin këngë nga artistët që do të ngjiten në skenën e festivalit, por edhe hite të tjera të përzgjedhura që do të krijojnë atmosferën për mijëra të pranishëm gjatë ditëve të eventit.

Me publikimin e kësaj, Sunny Hill u jep fansave mundësinë të përgatiten paraprakisht për eksperiencën muzikore që i pret, duke sjellë një përmbledhje të tingujve që do të dominojnë festivalin.

Nga ritmet e artistëve ndërkombëtarë dhe vendas, deri te këngët që pritet të kthehen në momente të paharrueshme gjatë performancave, kjo është një shije e parë e asaj që do të sjellë një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon. Marrë parasysh që në skenë do të ngjitet për herë të parë, Katy Perry, Leëis Capaldi e po ashtu për një rikthim magjik, Martin Garrix.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk do të mungojnë as artistë të njohur vendor si: Ledri Vula, Dhurata Dora, Buta, Lyrical Son e MC Kresha. Për rikujtim, Sunny Hill sivjet mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë.

Burimi: Telegrafi