Një person është arrestuar në Kaçanik nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , nga ora deri në , ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar një mashkull dhe një femër kosovare.
Gjatë trajtimit të rastit, është dorëzuar një armë zjarri dhe një thikë, ndërsa të dyshuarit i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas përfundimit të veprimeve fillestare, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
