Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Fushë Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës , kur i dyshuari fillimisht i ka kanosur verbalisht e më pas i ka sulmuar zyrtarët policorë, duke u shkaktuar lëndime trupore. Pas incidentit, i dyshuari është arrestuar nga Policia.
Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje”.
Burimi:
Telegrafi
