Shpërndaje në: 31 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë, mijëra qytetarë kanë nderuar mbi 8.300 viktimat e masakrës së korrikut 1995. Këtë vit u rivarrosën 10 viktima të identifikuara së fundmi, ndërsa mbi një mijë persona ende figurojnë të zhdukur.
Fatima Berkoviq nga Nova Kasaba e Bosnjës ka shkruar të shtunën në Qendrën Memoriale të Potoçarit, për të përkujtuar familjarët që 31 vjet më parë i humbi në Masakrën e Srebrenicës. Ajo ka thënë se gjeneratat duhet ta mbajnë në kujtesë gjenocidin që serbët kryen. “Shumë nga familjarët e mi janë varrosur këtu.
Edhe sikur të mos ishte kështu, do të vija prapë për të nderuar të tjerët, sepse kjo nuk duhet të harrohet. Ne do të jemi këtu edhe në vitet që vijnë për të kujtuar atë që na ka ndodhur”, ka thënë ajo. Si Fatima Berkoviq, në kompleks nderime kanë bërë edhe mijëra qytetarë, të mbijetuar, familjarë të viktimave, përfaqësues institucionesh dhe delegacione nga vende të ndryshme.
Ata i kanë kujtuar viktimat e krimeve që serbët i kryen gjatë korrikut të vitit 1995, kur vranë mbi tetë mijë burra dhe djem boshnjakë. Edhe Dijana Softiq nga Srebreniku ka thënë se përkujtimi i viktimave dhe ruajtja e kujtesës janë të rëndësishme për brezat e rinj.
Edhe Rajon 9 o. më parë Shkrimtari serb rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës “Unë nuk jam nga këtu, por populli im është këtu. Erdha për t’u bërë nderime të gjitha viktimave të gjenocidit të Srebrenicës. Mendoj se sot nuk ka nevojë për shumë fjalë. Heshtja flet më së shumti.
Por në të gjitha ditët e tjera duhet të flasim, të kujtojmë dhe të promovojmë paqen dhe drejtësinë. Brezat e rinj duhet të vijnë këtu, të dinë se çfarë ka ndodhur dhe të mësojnë nga kjo histori”, ka thënë ajo. Në këtë ditë, janë rivarrosur eshtrat e 10 viktimave të identifikuara së fundmi, të gjendura në varreza masive pas shumë vjetësh kërkimesh.
Viktima më e re e varrosur këtë vit ishte Senad Jusiq, 20 vjeç, ndërsa më i moshuari ishte Ramo Dautoviq, 56 vjeç. Banori i Srebrenicës, Almir Barakoviq, të shtunën i ka varrosur vetëm tre eshtra të babait të tij, Murizit, të cilat u gjetën në tri varreza masive. Kjo, sipas tij, dëshmon për përmasat e krimit dhe zhvendosjen sistematike të trupave dhe mbetjeve mortore të të vrarëve.
Anëtari i Presidencës boshnjake, Denis Beqiroviq, ka thënë se ngjarjet në Srebrenicë ishin të planifikuara në detaje. “Ekzekutimet masive nuk ishin rezultat i një veprimi spontan. Përkundrazi, gjenocidi ishte planifikuar me vetëdije dhe në hollësi, dhe u krye në mënyrë brutale.
Ushtria dhe policia e Republikës Sërpska, me urdhër të udhëheqjes politike të asaj kohe, kryen gjenocid”, ka thënë Beqiroviq. Ai ka shtuar se “gjenocidi nuk do të kishte qenë i mundur pa Serbinë fqinje, të udhëhequr në atë kohë nga Sllobodan Millosheviqi”.
Edhe Rajon 12 o. më parë 31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur “Serbia dhe regjimi i saj i atëhershëm u shpallën përgjegjës, sepse mund ta kishin parandaluar gjenocidin, por nuk e bënë. Gjenocidi kundër boshnjakëve ndodhi para syve të mbarë botës.
Po e them se, nëse nuk e ruajmë të vërtetën për të kaluarën tonë, nuk do të kemi as të tashme e as të ardhme”, tha ndër të tjera Beqiroviq. Gjenocidi në Srebrenicë është krimi më i rëndë i luftës në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë të cilit, në verën e vitit 1995, u vranë mbi 8.300 boshnjakë.
Me 10 të rivarrosurit të shtunën, numri i viktimave të varrosura në Qendrën Memoriale të Potoçarit ka arritur në 6 mijë e 782. Trupat e më shumë se një mijë viktima të masakrës së Srebrenicës ende nuk janë gjetur.
Edhe Rajon 1 d. më parë BE-ja kërkon të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, por nuk ndëshkon ata që e mohojnë Për këtë krim, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007 nxori një aktgjykim, në të cilin konstatoi se Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid në Srebrenicë, e cila në kohën e krimit ishte zonë e mbrojtur e OKB-së.
Po kjo gjykatë e ka shpallur Serbinë përgjegjëse për mosparandalimin e gjenocidit. Para gjykatave të ndryshme, deri më tani më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim. Mes tyre është edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i ushtrisë së këtij entiteti, Ratko Mlladiq, që janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Artikuj të ngjashëm Rajon 2 d. më parë SHBA-ja hyn në sektorin energjetik të Serbisë përmes hidrocentralit “Gjerdap 3” Rajon 3 d. më parë Ish-komandanti i Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiq, lirohet nga burgu
