Spektakël i eSport në Dragash: Të dielën mbahet finalja e madhe LAN e

0%

Pas dy javësh përballjesh intensive online që kanë mbërthyer qindra fansa të Counter-Strike 2, turneu më i madh i eSportit në rajon, “Sharri 5v5”, po i afrohet kulmit të tij. Të dielën, më 5 korrik, fshati Bresanë i Komunës së Dragashit do të shndërrohet në qendrën kryesore të eSportit lokal, duke pritur finalen e madhe LAN me pjesëmarrje fizike.

Ky është edicioni i tretë i turneut, i organizuar nga Klubi eSport Sharri në bashkëpunim me Komunën e Dragashit (Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport). Faza kualifikuese nisi më 22 qershor me grupe dhe format Swiss, duke mbledhur 26 skuadra dhe 147 lojtarë nga e gjithë Kosova.

Gjatë dy javëve të garave, ndeshjet u transmetuan çdo mbrëmje me mbi 5 orë stream në Twitch dhe YouTube, duke tërhequr qindra shikues aktivë dhe duke rritur pritshmëritë për finalen LAN.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Finalja LAN – detajet kryesore • Data dhe lokacioni: 5 korrik, Shtëpia e Kulturës “Alajdin Xhezairi”, Bresanë • Pjesëmarrja: 8 skuadrat më të mira të turneut • Formati: ndeshje eliminatore deri në finalen e madhe Skuadrat finaliste do të garojnë jo vetëm për trofeun unik të turneut, por edhe për një prizepool prej 2,100 eurosh.

Organizatorët kanë përfshirë edhe çmime individuale, ku lojtari më i mirë i turneut (MVP) do të shpërblehet me pajisje profesionale gaming, përfshirë maus Logitech Superstrike dhe FiftyPad, të ofruara nga partneri Gjirafa50. Finalja pritet të zhvillohet me intensitet të lartë, duke e mbyllur edicionin me një spektakël të vërtetë të eSportit në Kosovë.

Burimi: Telegrafi