Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka ndarë qëndrimin e tij mbi historinë e shqiptarëve, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe zhvillimet politike në rajon.
Në reagimin e tij në Facebook, avokati rikthen në vëmendje rolin e gjuhës shqipe si element themelor të identitetit kombëtar, ndërsa shpreh qëndrimet e tij mbi të kaluarën historike të shqiptarëve dhe pozicionin e tyre në arenën ndërkombëtare.
Ngjela i referohet historisë së shqiptarëve ndër shekuj, figurave të njohura historike dhe marrëdhënieve të Shqipërisë e Kosovës me aleatët perëndimorë, duke ngritur edhe çështje që lidhen me të ardhmen politike të shqiptarëve në rajon, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë Historia e një popull si shqiptarët që janë luftuar nga sllavët në 250 vite rresht për t’u zhdukur si popull, por që sot shqiptarët ekzistojnë me dy shtete të pavarur – Shqipëri dhe Kosovë – mban brenda vetes heroizmin, dashurinë për shqiptarinë; dhe gjuhën shqipe, si forca të madhe në identitetin e vet kombëtar.
Gjuha shqip na ka quajtur shqiptarë e shqiptar; dhe vendin tonë e ka quajtur Shqipëri. Kjo eshte esenca dhe thekbi i historisë sonë, që ka ecur në këtë histori tremijë – vjeçare në udhën historike: Iliri, Arbëri, Shqipëri, Kosovë; Çamëri, Maqedoni e Veriut, dhe që ka nxjerrë këto figura historike me përmasa të historisë botërore: Aleskandrin e Madh të Maqedonisë Piron e Epirit Jul Cezari Teuta e Madhe Gjergj Kastriot Skënderbeu Nënë Tereza Por shqiptarët kanë drejtuar edhe dy perandori të mëdha: Peramdorinë e Bizantit dhe Perandorinë Osmane.
Dhe sot shqiptarët kanë dy shtete në Evropë: Shqipëria dhe Kosova Por po pritet që edhe Çamëria të dalë si një shtet i tretë dhe i pavarur shqiptar.
Prandaj, na duhet të theksojmë se sot janë tre shtete shqiptare, por ende ne shqiptarët nuk e kemi si një krijim shkencor bashkimin federativ të shqiptarisë etnike. (!) Por duhet të kujtohemi në çdo çast se sot në Gadishullin Ilirik janë tetë milionë shqiptarë në tre shtete shqiptare: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut; por dhe dy milionë shqiptarë që po pritet:gjithashtu që të dalin si shtet i pavarur me Çamërinë.
Prisni dhe Shikoni, sepse ne sot jemi aleati më i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gadishullin tonë Ilirik. Dhe na duhet të theksojmë se politika është interes, dhe interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që Shqipëria dhe Kosova të jenë dy shtete në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
