Sot ditë me diell, gjatë pasdites mund të rigojë shi

0%

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite, mund të sjellin ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet 25 deri në 28°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s.

Burimi: Bota Sot