Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka folur për takimin që zhvilloi me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq. Ai bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte rëndësia e vazhdimit të angazhimit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Sipas Sorensenit, u diskutua për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023. Po ashtu, ai theksoi nevojën për avancimin e normalizimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sorensen tha se ky proces synon të sjellë përmirësime konkrete në jetën e përditshme të qytetarëve. ‘’U takova me @markodjuric.
Diskutuam rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në Dialogun e ndërmjetësuar nga 🇪🇺 për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, si dhe për avancimin e normalizimit ekonomik që përmirëson jetën e përditshme të qytetarëve’ ’, shkroi Sorensen.
