Sofia Vergara ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, pasi publikoi një fotografi me bikini nga pushimet në Itali, ku po feston ditëlindjen në shoqërinë e familjarëve dhe miqve të afërt. Ylli i serialit Modern Family pozoi mbi një varkë pranë bregdetit italian, e veshur me bikini të kuqe, duke vënë në pah fizikun e saj të tonifikuar.
Me flokët e lëshuara në valë dhe një grim natyral, aktorja mori komplimente të shumta nga fansat, shkruan DailyMail. Krahas fotografisë, Vergara falënderoi ndjekësit për urimet që mori në ditëlindje. “Shumë e lumtur për gjithë dashurinë tuaj dje! Ishte ditëlindja më e mirë ndonjëherë! Dhe faleminderit Itali për të gjitha 300 tortat e mia! 54 është një numër i mirë!”, shkroi ajo.
Aktorja ka folur edhe më herët për stilin e saj të jetesës, duke treguar se përpiqet të ruajë ekuilibrin mes ushtrimeve fizike dhe ushqimit.
Në një intervistë të mëparshme për Shape , ajo tha me humor se motoja e saj është: “Pa dhimbje, pa tortë!”, ndërsa ka theksuar se kujdeset për gjumin, nuk pi duhan dhe konsumon alkool me masë, edhe pse e pranon se e ka të vështirë t’i rezistojë ëmbëlsirave.
