Situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës, pritje minimale për

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se situata në pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë, me qarkullim normal dhe pa kolona automjetesh. Sipas të dhënave të publikuara në orën , pritjet për automjetet në shumicën e pikave kufitare variojnë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Pritja më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit, ku automjetet presin deri në 10–15 minuta në hyrje, ndërsa në dalje pritjet mbeten 3 deri në 5 minuta. Për kamionët dhe automjetet e rënda, pritjet janë gjithashtu minimale në të gjitha pikat kufitare, pa kolona të raportuara në asnjërën anë.

Autoritetet theksojnë se qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pa pengesa të mëdha. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com