Sinner kualifikohet në raundin e katërt të Wimbledonit

0%

Kanë nisur ndeshjet e raundit të tretë të grand slam të Wimbledon (turneu i fushave me bar). Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3:0 ndaj Jenson Brooksby. Një biletë për më tej sigurojnë edhe hungarezi Hubert Hurkacz e spanjolli Felix Auger Aliassime. Te femrat, fitore pa shumë probleme për numrin 1 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka, që mundi 2:0 Jelena Ostapenko.

Fiton edhe japonezja Naomi Osaka, që mundi 2:0 Daria Kasatkina. Në takimet e tjera për femra spikatin fitoret e zviceranes Belinda Bencic, amerikaneve Jessica Pegula e Coco Gauff si dhe çekeve Karolina Muchova e Barbora Krejcikova.

Burimi: Bota Sot