Si nëpër filma, qytetari tenton t’i ikë policisë në Gjakovë,

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë. Qytetari gjatë kontrolleve rutinore të Policisë së Kosovës në fshatin Krushë të Rahovecit ka refuzuar të ndalojë në pikën e kontrollit, kurse zyrtarët policorë me mbështetje të njësive tjera kanë tentuar ta ndalojnë atë në rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë.

I dyshuari ka refuzuar të ndalojë dhe ka tentuar t’i godasë zyrtarët policorë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. “Gjatë përcjelljes nga një patrullë tjetër policore në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, i dyshuari ka goditur automjetin zyrtar të Policisë, duke shkaktuar aksident trafiku ku është përfshirë edhe një automjet civil”, tha ajo.

Pas aksidentit, i dyshuari është përpjekur për t’u larguar në këmbë, por është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot