Shumëkatëshja jostabile rrezikon Konsullatën e Kosovës në New York

0%

Shpërndaje në: Një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim e sipër në Manhattan është në rrezik shembjeje, dhe ka detyruar ndërtesat afër që të evakuohen, kanë njoftuar zyrtarët në New York. E fare pranë kësaj ndërtese është edhe Konsullat e Kosovës në New York. Sipas raportimeve, ndërtesa është në rrezik të madh.

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani, ka thënë se dëshmitarët kanë deklaruar që kanë vërejtur shkundje të objektit. Njësitet e zjarrfikësve që janë në terren, kanë thënë se ekziston rrezik për shembje lokale. E kjo ndërtesë është e pozicionuar në rrugën “East 42nd”. Aty është edhe objekti i Konsullatës së Kosovës në New York.

Disa shtetas të Kosovës në SHBA kanë thënë se kanë provuar të kontaktojnë me telefonat zyrtarë të kësaj ambasade, por se deri tash numrat ishin të paqasshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha