Shtiu me armë zjarri në një fshat të Ferizajt, Policia ia sekuestron

0%

Policia e Kosovës, më , ka njoftuar se në fshatin Jezerc të Ferizajt i është sekuestruar një armë zjarri një personi i cili dyshohet se ka shtënë me të. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më në “Livadhet e Kishës”, rreth orës , kur policia ka pranuar informacionin se në këtë zonë ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Pas pranimit të informacionit dhe daljes së hetuesve në terren, bëhet e ditur se policët kanë hasur në të dyshuarin 23-vjeçar, me inicialet F.R, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të cilën e kishte me leje.

Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit, ku me autorizimin e tij është intervistuar i dyshuari, ndaj të cilit mësohet se janë iniciuar veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas intervistimit, policia bën të ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo